Të martën (4 prill 2017), Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ambasadën Italiane, do të nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për angazhimin e komunitetit në fushën e parandalimit të radikalizimit.
Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, ambasadori Italian në Kosovë, ShT Piero Cristoforo Sardi, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, znj. Alessandra Roccasalvo, dhe z. Fadil Kajtazi- kryesues i Mekanizmit Referues në Gjilan.
Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhët në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit.