DYLON

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”
Avatar photo Redaksia

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – anëtar ekzekutiv i organizatës “CNVP”, me të cilin kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi.

Ky memorandum i nënshkruar sot nga kryetari Haliti dhe z. Lushi, është rezultat i diskutimeve dhe propozimeve për bashkëpunim të ndërsjelltë, në mes të përfaqësuesve të komunës së Vitisë dhe kësaj organizate, brenda projektit për “Përdorimin e Qendrueshëm të Burimeve Natyrore për Mjedis dhe zhvillim Ekonomik”, përmirësimit të sektorit të pylltarisë, biomasës drusore dhe Inkubatorit të Agrobiznesit – një hapësirë për punësimin e grave dhe gienerimin e të ardhurave.

EkoHigjiena

Për më tepër, ky memorandum mbulon bashkëpunimin midis Komunës së Vitisë dhe CNVP-së për aktivitetet përgatitore, aktivitetet organizative dhe mbledhjen e informacionit për finalizimin e studimit dhe zhvillimit të Inkubatorit të Agrobiznesit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.