Sot në ora 15:00 do të hapet sistemi për të aplikuar për Fondin e Kursimeve – Trust. Aplikimi mund të bëhet në www.trusti10.org.
Ditë më parë, Trusti kishte publikuar videon se si duhet aplikuar për 10-përqindëshin.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka prezantuar udhëzimet kryesore për aplikim për tërheqjen e 10-përqindëshit nga kursimet.
Aplikimi kryhet vetëm online. Në momentin e aplikimit, numri personal dhe xhirollogaria duhet të jenë të sakta.