DYLON

Kryetari i Kamenicës nënshkruan subvencionet e përfitura nga Klubet Sportive dhe OJQ-të

Kryetari i Kamenicës nënshkruan subvencionet e përfitura nga Klubet Sportive dhe OJQ-të
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me koordinatoren për Kulturë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Azemine Maliqi, kanë pritur në takim Klubet Sportive dhe OJQ-të përfituese të subvencioneve.

Në këtë takim kryetari Kastrati së bashku me të lartëcekurit kanë nënshkruar subvencionet e përfituara.

“Edhe subvencionet në vlerë prej 52 mijë euro, i nënshkruam me përfituesit në fushën e kulturës e sportit, si dhe me organizatat joqeveritare. Urime të gjithëve e shumë suksese”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

Edhe koordinatorja për kulturë, Azemine Maliqi, duke uruar përfituesit e këtyre subvencioneve theksoi se janë duke punuar në mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme.

“Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport vazhdimisht është duke punuar për të mbështetur aktivitetet e ndryshme si nga Klubet Sportive poashtu edhe OJQ-të. Ne mirëpresim të gjithë ata të cilët kanë ide të ndryshme që të realizojnë aktivitete të cilat e paraqesin më së miri komunën tonë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Klubet Sportive kanë përfituar subvencione në vlerë totale prej 31.500,00 euro, ndërsa OJQ-të kanë përfituar subvencione në vlerë totale prej 13.500,00 euro. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.