Në kuadër të Manifestimit të përvitshëm në Gjilan, i njohur tashmë me emërtimin, “DITËT E MËRGATËS, Ars Clubi “Beqir Musliu”, përmes Shtëpisë botuese me të njëjtin emër, organizon një
EKSPOZITË TRE DITORE TË LIBRIT,
në oborrin e MUZEUT ETNOGRAFIK
( ish Shkolla e Muzikës )
Nga 9 – 11 gusht 2021
Hapja zyrtare e Ekspozitës së Librit, bëhet në ora 17:00
me botimet më të reja të këtij viti si dhe të viteve të fundit.
Mirëpriten me botimet e tyre më të reja edhe autorë të ndryshëm gjilanas, kudo që jetojnë e veprojnë, brenda e jashtë Kosovës.
Në veçanti ftohen dhe dëshirohet prania në Ekspozitë dhe me ekspozime, e çdo krijuesi letrar që është pjesë e Mërgatës.
Për secilin mërgimtar, një ekzemplar i botimeve tona, jepet gratis !
Mos e leni pa ardhë …
Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan