Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Kamenicës, sot fillon takimet me qytetarë për Projekt-buxhetin për vitin 2023.
Duke filluar në orën 17:00 do të mbahet takimi i parë me qytetarë në Koretin në shkollën fillore “Avdullah Krashnica-Presheva”.
Ndërsa duke filluar nga ora 19:00 do të mbahet takimi me qytetarë në fshatin Topanicë në shkollën fillore “Rexhep Mala”.
“Bëhuni pjesë e këtyre takimeve për t’i paraqitur propozimet për fshatrat ku ju banoni, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/