Kf.Gjilani dhe Kf.Llapi do të zhvillojnë miqësoren në kuadër të fazës parasezonale të edicionit 2019/20 në Superligë.
Ndeshja kontrolluese është e mirëseardhur për të dyja skuadrat, pasi në radhët e tyre kanë sjellë shumë lojtarë të rinj.
Kjo është një mundësi e mirë për trajnerin e Gjilanit, Gentjan Mezanin dhe Tahir Batatinën të testojnë prurjet e reja.
Ndeshja zhvillohet sot, e shtune në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, nga ora 17:00.