Komuna e Gjilanit
Sot ka filluar regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Kosovës.
Me Agjencinë e Statistikave të Kosovës po bashkëpunojmë ngushtë dhe me përkushtim të madh që të sigurojmë procesin dhe cilësinë e rezultatit.
Gjatë gjithë ditës, të shpërndarë në të gjitha lokalitetet e komunës, fshatra dhe lagje të qytetit ishin regjistruesit dhe mbikëqyrësit e angazhuar në këtë fazë të rëndësishme për vendin.
Pas njoftimeve derë më derë fillon grumbullimi i të dhënave e me të edhe njohja jonë me të tashmen dhe projeksioni për ndërtimin e të ardhmes.
Planifikimi për dhjetëvjeçarin e ardhshëm në ekonomi, shëndetësi e arsim dhe çdo fushë të rëndësishme, merr trajtën e duhur nga ky regjistrim.
Për herë të parë deklarohemi edhe për dëmet njerëzore dhe ekonomike nga lufta e fundit, andaj pyetësori si formë plotësimi është deklaratë e rëndësishme për komunën dhe vendin, kujtesën tonë për të kaluarën dhe rrugën për të ardhmen.
Planifiko të ardhmen. Regjistrohu!