Sot është mbajtur ceremonia e pensionimit të zyrtarit komunal, Zija Ramadani.
Për nder të pensionimit dhe karrierës, në një ceremoni simbolike bashkë me kolegët e tjerë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ndau mirënjohje për z. Ramadani dhe e falënderoi për punën e angazhimin shumëvjeçar në institucionin komunal.
Ndër të tjera, Hyseni i dëshiroi pensionim të shëndetshëm bashkë me familje. /2LONLINE/