“Me anë të këtij njoftimi zyrtar, ju informojmë se sot me datë 29.01.2020 do të bëhet ceremonia e varrimit të Sami Thaqit, zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik ne Komunën e Malishevës.