Java e 13-të, në BKT Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të kësaj jave , ku në fokus të futbolldashësve është dueli mes Gjilanit dhe Prishtinës, që luhet në stadiumin e qytetit të Gjilanit, me fillim në ora 13 e 30.
Aktualisht Gjilani është në pozitën e 3-të me 21 pikë, 3 më pak se lideri aktual, Ballkani dhe fitorja eventuale me një rezultat të mirë, mund ta nxirrte në krye të tabelës, derisa Prishtina është e 6-ta me 16 pikë dhe një fitore e mundshme do ta mbante në hap me skuadrat tjera për vet kreun e tabelës.
Përndryshe, krahas duelit Gjilani -Prishtina sot zhvillohet edhe takimi tjetër i kësaj xhiroje në mes të Dukagjinit dhe Feronikelit, ndërsa siç duhet dje u luajtën tri takimet tjera të kësaj jave, Ballkani mundi Dritën me rezultat 2 me 0, Drenica në shtëpi humbi nga Ulpiana 0 – 1, e në shtëpi humbi edhe Malisheva ndaj Llapit 0-1.