DYLON

Garda Kombëtare e Iowa-s dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, tani më janë një trup dhe shpirt i vetëm

Garda Kombëtare e Iowa-s dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, tani më janë një trup dhe shpirt i vetëm
Avatar photo Redaksia

”Garda Kombëtare e Iowa-s dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, tani më janë një trup dhe shpirt i vetëm”, ka shkruar në profili ne tij në facebook, Ministri i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, Armend Mehaj

“Me gjeneral Corell u pajtuam që dy forcat tona për një dekadë të veprimit të përbashkët kanë arritur në stadin që të veprojnë si një trup i vetëm”, ka  thënë Mehaj.

EkoHigjiena

Ja postimi i tij i plotë:

Garda Kombëtare e Iowa-s dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, tani më janë një trup dhe shpirt i vetëm.

Pritja në Komandën dhe Shtabin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s, nga komandanti i saj gjeneral major Ben Corell dhe stafi i tij ishte emocion i veçantë.

Me gjeneral Corell u pajtuam që dy forcat tona për një dekadë të veprimit të përbashkët kanë arritur në stadin që të veprojnë si një trup i vetëm.

Me këtë rast para seminarit të përbashkët mes dy delegacioneve ushtarake, gjeneral Corell me njoftoi me disa kapacitete të aviacionit të tyre.

Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për gjeneral Corell dhe të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm për 10 vite, në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të reja! /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.