Mbrëmë Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar mbajti koncertin e saj të radhës i cili u dirigjua nga dirigjentit Jetmir Barbullushi.
Sopranoja Adelina Paloja nga Kosova dhe pianisti Kosti Deti ishin solistët e kësaj mbrëmje. Paloja edhe më parë ka perfomuar me këtë orkestër mirëpo kjo ishte hera e parë ku ajo pati një gjysmë recital. Ftesën nga kjo orkestër e ka mirëpritur sopranoja Adelina Paloja e cila është ndjerë e privilegjuar.
Kjo mbrëmje solli para publikut një laramani veprash përmes kompozitorëve si: Prenk Jakova, Alfredo Catalani, Aram Khachaturian, Antonin Dvorak, Frederick Loewe, List e Tchaikovsky./Kultplus.com/