Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përzgjedhur Gjilanin në mesin e tri komunave në nivel vendi, për implementimin e Fazës së Dytë të platformës E-Komunat, ka bërë të ditur drejtoresha e Administratës në Gjilan, Arbenita Sopi-Haziri.
Kjo fazë në kuadër të procesit të digjitalizimit, përmban integrimin e disa shërbimeve në sistemin e platformës elektronike E-Komunat dhe zhvillimin e kësaj platforme.
“Shërbime më të mira e lehtësisht të qasshme për qytetarët dhe transparencë për performancë më të mirë, janë vetëm disa nga komponentët e qeverisjes së mirë lokale që sigurojmë përmes transformimit digjital”, është shprehur Sopi. /2LONLINE/