Sonte, në Stamboll, Liverpooli e Chelsea e zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së Evropës. Liverpooli vjen si fitues i Ligës së Kampionëve, kurse Chelsea si fituesi i Ligës së Evropës.
Shaqiri, që në xhiron e parë të sezonit të Premierligës në fundjavë ishte në bankë dhe nuk u inkuadra në lojë, mund të ketë disa minuta në takimin kundër Chelsea-s në Superkupë.
Ai është shfaqur i gatshëm për lojë, teksa në stërvitjen e fundit para ndeshjes ka dhuruar ‘spektakël’.
Faqja e UEFA-së Ligës së Kampionëve në ‘Twitter’ ka publikuar një moment ku ka mbetur e impresionuar nga shkathtësitë e Shaqirit.