Shqipëria pret në “Elbasan Arena” kombëtaren e Moldavisë. Ekipi shqiptar vjen pas një humbjeje të hidhur në Islandë, ndërsa sonte do provojë gjithçka në mënyrë që të mbajë shpresa për një kualifikim të mundshëm.
Në një situatë të tillë është edhe Moldavia. Edhe ata sikur Kombëtarja Shqiptare kanë fituar vetëm një ndeshje. Shqipërisë i duhet me patjetër një fitore.
Trajneri Edi Reja ka thënë se do bëjë disa ndryshime në ekip. Janë 4 apo 5 lojtarë që do zëvendësohen.
Në tri ndeshje Shqipëria ka grumbulluar vetëm 3 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt. Në vendin e pestë ndodhet Moldavia po me aq pikë.
Ndeshja fillon në 20:45.