/Teatri i Qytetit – Gjilan/
Më 15 maj | e mërkurë | ora 20:00 | në Teatrin e Gjilanit | komedia E VËRTETA nga Florian Zeller, regjia Agon Myftari
Një komedi shkëlqyese dhe njëkohësisht mizore e marrëdhënieve dhe hipokrizive që mbajnë shoqërinë të bashkuar, “E vërteta” e Florian Zeller, me regjisor Agon Myftari, rikthehet me reprizën e saj në Teatrin e Gjilanit, duke mbajtur rekordin e numrit të reprizave (mbi 50 shfaqje) si shfaqja e cila qëndron në repertoarin tonë edhe 3 vjet pas premierës së saj të datës 11 maj 2021!
Rreth shfaqjes
Ndërsa mashtrimet ndërthuren, të dy çiftet e gjejnë veten të humbur në një labirint “kush – çfarë tha”, ku çdo gënjeshtër dashurie duket më e nevojshme dhe çdo rrëfim më i pakujdesshëm.
Një djalë i moshës së mesme i quajtur Mikel (i luajtur nga Kushtrim Qerimi) po tërheq të brendshmet e tij, duke u veshur me nxitim për të shkuar në një takim pas një përpjekjeje të rrëmbyer pasdite në një dhomë hoteli me zonjën e tij elegante dhe enigmatike, Alisa (të luajtur nga Tringa A. Hasani). Ndërsa hidhet vërdallë duke kërkuar për një çorape të humbur, ai pyet:
“Po burri yt, a është gjithçka në rregull? S’po arrij me kuptu mënyrën si ata kopila e përjashtun. Ata njerëz vërtetë s’kanë aspka njerzillëk. Ashtë e vërtetë: ata të marrin në punë njëherë, të përdorin dhe pastaj të fluturojnë përjashta… Ashtë e gërditshme. Apo jo?”
E gjithë kjo është jashtëzakonisht qesharake. Një burrë kaq i zhytur në vetvete, aq i pavetëdijshëm dhe aq i falimentuar moralisht saqë, disa sekonda pasi u ngrit nga shtrati me gruan e shokut të tij më të mirë, ai tregon me gisht sjelljen joetike të të tjerëve. Por më pas, hipokrizia është arma e fortë e Mikelit: “Ne të dy jemi të martuar”, unë me Laurën (luajtur nga Safete Mustafa), ti me Palin (luajtur nga Avni Shkodra) ia kujton ai pa nevojë Alisës. ‘Sidomos ju.’
Mos e humbni | për rezervime thirrni në 045 222 525
15 maj
Ora 20:00
Teatri i Gjilanit