Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Gjibraltarit në një miqësore të aranzhuar muaj më parë. Kosova ka shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar për të aranzhuar një miqësore, e cila do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.
Ekipi kosovar ka kryer të gjitha përgatitjet dhe është gati për këtë takim, ndërsa Challandes pritet t’i jap mundësi lojtarëve që kanë luajtur më pak deri më tani.
Ibrahim Dreshevic, Lirim Kastrati, Visar Bekaj, Arbenit Xhemajli dhe Bernard Berisha pritet të luajnë nga minuta e parë.
Kjo miqësore do të jetë edhe si test para ndeshjes së hënës, ku Kosova do ta luaj përsëri në shtëpi ndaj Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.