Sondazhi i RTV Dukagjini e ka nxjerr fitues të madh nënkryetarin e parë të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili garën e 17 tetorit në Gjilan do ta fitojë pa balotazh.
Sipas këtij sondazhi të porositur nga RTV Dukagjini e i cili është realizuar nga kompania e specializuar dhe kredibile Ubo Consuliting, kryetari Lutfi Haziri do të marrë 50.9 për qind të votave.
Kryetari Haziri ka falënderuar qytetarët oër besimin e madh ndaj tij në të gjitha fazat, derisa ka thënë se nga matjet e LDK-së në terren në dy javët e fundit, ai do të fitojë 59 për qind e besimit të gjilanasëve në zgjedhjet e 17 tetorit.
“Të dhëna interesante të sondazhit, por matjet në Gjilan kanë treguar për një garë pa balotazh dhe një fitore më të thellë. Sipas pasqyrimit dhe matjeve të LDK-së lidhur kënaqshmërinë, unë dal fitues me 59 për qind më 17 tetor. Sidoqoftë, i falënderoj gjilanasit për besimin e madh ndaj meje dhe LDK-së”, ka thënë kryetari Haziri.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/