Ole Gunnar Solskjaer e ka thyer edhe një tjetër rekord si trajner i Manchester Unitedit, me fitoren e së mërkurës kundër Crystal Palace, duke u bërë trajneri i parë në histori të klubit që i fiton tetë ndeshje radhazi si mysafir.
Lëvdatat më të mëdha do t’i shkojnë Solskjaerit, i cili e kishte vendosur një rekord në historinë e klub, duke i fituar gjashtë ndeshjet e para si trajner i Manchester Unitedit, gjë që s’e kishte bërë askush më parë.
Solskjaer e ka turpëruar ish-trajnerin e “Djajve të kuq”, Jose Mourinhon, duke e kaluar me numër të fitoreve pas vetëm 12 ndeshjeve si trajner i kësaj skuadre.
Ende nuk dihet nëse Solskjaerit do t’i ofrohet roli i trajnerit edhe pasi të përfundon ky sezon, pasi që norvegjezi është emëruar vetëm si trajner i përkohshëm, deri në maj të këtij viti, pas shkarkimit të Mourinhos.