Trajneri Bylbyl Sokoli ka ndërprerë bashkëpunimin e tij me KF Vllaznia nga Pozherani, duke thënë se ka dhënë maksimumin për të bërë më të mirën në klub
Ja postimi i tij i plotë në profilin e tij në facebook:
Pas vendimit për ndërprerjen e bashkepunimit me KF Vllaznia së pari dëshiroj te falenderoj miqtë e mi nga kryesia,si dhe futbollistët dhe bashkëpuntorët e mi që kanë dhënë maksimumin për te bërë më të mirën në klub.
Keqardhja më e madhe është qe nuk u arrit te ndertohet stadiumi ku Vllaznia do t’i zhvillonte garat si nikoqir.
Edhe pse tani KF Vllaznia ka gjasa reale për të siguruar barazhin dhe mbetjen në Super Ligen e Kosoves, mungesa e infrastruktures sportive do ta beje shume te veshtire realizimin e ketij qellimi.
Faleminderit te gjithe tifozeve te cilet kane qene dhe do te jene gjithmone prane klubit.
B. Sokoli