DYLON

Dita informuese për programin Erasmus+ mbahet më 21 dhjetor

Dita informuese për programin Erasmus+ mbahet më 21 dhjetor
Avatar photo Redaksia

Dita informuese për programin Erasmus+ për stafin akademik/administrativ si dhe studentë, do të mbahet më 21 dhjetor duke filluar nga ora 13:30. Kjo ditë informuese do të mbahet në ndërtesën e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” salla A34.

Në këtë ditë informuese Koordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë do të prezantojë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.

Erasmus+ është programi më i ri arsimorë i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.

EkoHigjiena

Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.