(Metamorfoza nën sundimin e qenieve të errëta) -XXII-
Nga Reis Mirdita
Në botën e xhindeve, e kam përmendur kalimthi në fillim të veprës, ka dy lloj tiparesh dhe karakteresh: Plotësisht të shëmtuarat që bëjnë vetëm keq dhe një numër shumë i vogël që ndihmojnë kohë pas kohë ose rinë të paanshëm dhe jeta e tyre në rrethin e xhindevekonsiderohet si e pa vlerë. Për dallim nga qeniet që përmenden në Librat e Shenjtë e për të cilat nuk kemi të dhëna të precizuara, xhindet jetojnë aq shekuj sa njeriu vite ose ndryshe thënë, ato jetojnë maksimalisht gjer 120 shekuj.
Fuqia e këtyre qenieve është në aftësinë e tyre të lëvizjes mbi e nën tokë, mbi e nën ujë, fluturojnë në rast nevoje me shpejtësi më të madhe se drita dhe dëgjojnë zërin e njerëzve në largësitë më të mëdha, kur janë në kufijtë e lartësive që mund të shkojnë, ato dëgjojnë zërin e qenieve të mira që nuk kanë të bëjnë me to dhe kështu mbledhin dituri nga më misteriozet të gjithësisë, me përjashtim të engjëjve dhe të Zotit të Gjithëfuqishëm nga të cilët nuk kanë asnjë aftësi të njihen e të tubojnë informata.
Xhindët lëvizin në çdo kohë e mot: ditën, natën, dimër, verë, diell, shi, borë, e mjegull. Natyrisht se kanë preferenca, të themi të përafërta me njeriun: disa duan borën, disa shiun, disa motin e mirë…
Edhe jetesa e tyre ka preferenca. Lumenjtë e rrëmbyeshëm janë ndër më të banuarët por i gjejmë në çdo cep tjetër të botës, pa dallim të kushteve natyrore.
Ato kanë gjithashtu aftësinë e paskajshme të transformimit nga një lloj qenie në tjetër. Më së shumti parapëlqejnë të duken si njeri por është shumë me rëndësi të thuhet se ka sish që lindin si njerëz, trupi i tyre vdes kurse ata vazhdojnë të jetojnë të metamorfozuara në kafshë; nëse nuk kanë pasur merita të veçanta në keqbërje e në rast të kundërt, ato futen në bark njeriu dhe veprojnë nga aty ose edhe lihen të lira në veprimet e tyre.
Shtimi i tyre bëhet brenda llojit por një degë e rrezikshme zhvillohet kur ato mbartin ose mbarsen me njerëz dhe kështu japin gjysëmxhinde që zakonisht veprojnë me metoda kamufluese dhe janë gati po aq të dëmshme sa xhindet vet e sidomos i afrohen me fëlliqësira njeriut-xhinde (në rastin konkret, Zikana). Këto shpesh kanë marrëdhënie me xhindet dhe në këtë rast lindin përsëri njerëz-xhinde. Në rast të mbarësimit me njeri, fryti është njeri por i ekspozuar prindit në të shumtën e rasteve bënë nga fëmijët njerëz të pamoralshëm të pa dinjitet dhe me afinitete sihirbërësi.
Në këtë kaptinë, do të them se Zikana e cila u martua me njeri të rëndomtë, nuk lindi asnjë fëmijë me të. Ato janë të lindur nga baba xhinde të ndryshëm andaj ato ia tejkalojnë nënës së tyre me të bëma misterioze, me qëllim të vetmin të bëjnë keq mbi njerëz, kafshë, pronë e çdo vlerë tjetër.
I shkruaj këto rreshta pas një natë të trazuar për jetimen D., të cilën e rritën gjyshërit dhe e ëma e mbetur e vejë. E fejuan në moshën 16 vjeçe dhe të mërkurën ajo shkonte nuse. Por nata e të martës në të mërkurën ishte një tragjedi e rëndë për nusen a ardhme. Zikana e paguar majmë nga një familje e degjeneruar që me çdo çmim donte ta merrte nuse për djalë të tyre, kur panë se çdo gjë shkoi huq për ta, e shtinë xhinden që ia dërgoi një nga të vetët, të metamorfozuar në njeri dhe e dhunoi vajzën e re.
Nata e të nesërmes, u kthye në ferr për të gjitha palët: dhëndër, nuse, familjarë… Megjithatë, më së shumti u dëmtua e reja e kthyer në shtëpi të nënës e gjyshërve. Të njëjtin mëngjes, e gjetën të …
(Vazhdon)