Slovan Bratislava gjatë ditës së sotme pritet të mbërrijë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, pasi futbollistët tashmë janë nisur drejt Kosovës.
Sllovakët do të luajnë nesër ndaj Kampionit kosovar, Feronikeli, ndeshjen e dytë kthyese të Ligës së Evropës.
Pas ndeshjes së pari rezultati qëndron 2-1 për Slovan Bratislavën, rezultat i favorshëm për Niklin pasiqë një fitore minimale do ta kualifikonte kampionin e Kosovës tutje.
Takimi Feronikeli – Slovan Bratislava zhvillohet nesër dhe fillon nga ora 18:00.