Skuadra serbe e basketbollit, Sloga Batocina është kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje derisa po tentonin të hynin në Republikën e Kosovës.
Ndalesën e kanë konfirmuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu e ka konfirmuar se ai ka njoftuar policinë se skuadra serbe nuk duhet të lejohet të futet në Kosovës.
Kurse:
“Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pasur leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës“, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Sloga ishte nisur për të zhvilluar gara në ligën paralele me skuadrën nga Mitrovica të ashtuquajtur, Trepça.