Superliga rikthehet me ndeshje këtë vikend, vëmendja në Gjilan

Superliga rikthehet me ndeshje këtë vikend, vëmendja në Gjilan

Stinori i ri pranveror në Superligën e Kosovës në futboll pritet të fillojë këtë vikend, konkretisht ditën e shtunë dhe të dielë. Ndeshjet hapëse të kësaj faze janë mjaft të rëndësishme për skuadrat, të cilat kanë bërë transferime dhe përgatitje parasezonale.

Xhiroja e parë pritet të sjellë vëmendjen në Gjilan, ngaqë do të takohen rivalët lokal FC Drita dhe SC Gjilani, në derbin më të madh të futbollit kosovar, shkruan 2LONLINE.com.

Në këtë ndeshje, rolin e nikoqirit e ka Drita, ndërsa SC Gjilani zhvillon ndeshjen si mysafir, ndërsa pasha e kësaj ndeshje është e barabartë me trofe, ngaqë luftohet për triumfuesin e qytetit.

Tifozët e të dyja klubeve, “Skifterat” dhe “Intelektualët” tashmë kanë filluar përgatitjet dhe kësaj radhe pritet të jetë edhe më spektakël, sepse të dyja skuadrat janë në kreun e tabelës dhe kanë synimin te titulli kampion, sepse janë eliminuar nga gara e Kupës së Kosovës.

Ky është orari i ndeshjeve:

E shtune

Ballkani vs. Drenica 13:00

Prishtina vs. Vushtria 13:00

Ferizaji vs. Feronikeli 13:00

E diel

Drita vs. Gjilani 13:00

Flamurtari vs. Trepça ’89  13:00

Dukagjini vs. Llapi 13:00.

KOMENTE