Mbështetja për Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm ka ardhur nga e gjithë bota. E mbështetje dhe lutje për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë i dolën në formë solidariteti edhe tifozët gjilanas të grupit “Skifterat”.
Ata kanë filluar grumbullimin e mjeteve, produkteve ushqimore dhe veshmbathjeve në lokalin e tyre në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.
Ata kanë dal nga ora 17:00 dhe tashmë kanë mbledhur një sasi të konsiderueshme.