Pas shtatë viteve nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi ende nuk është arritur ndonjë rezultat konkret në normalizimin e marrëdhënieve mes veti.
Në një raport të publikuar nga Instituti për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG) përmendet në një pjesë të rekomandimit edhe rregullimi i kufijve apo shkëmbimi i territorial, shkruan Titulli.com.
Sipas këtij rekomandimi shkëmbimi mundë të jetë një zgjidhje praktike në qoftë se vjen me një marrëveshje mbi Trepçën dhe Ujmanin-Gazivodën ndërsa defekti është se një marrëveshje e tillë mundë të përtërijë konfliktet në rajon.
Hulumtimi i bërë thotë se kompromisi dhe pëlqimi i Serbisë nuk është i garantuar dhe se Serbia mundë të kërkojë më shumë nga Kosova në këmbim të Luginës së Preshevës.
“Do të ishte sfiduese që Kosova të bëjë që Serbia të heq dorë nga pushteti mbi Luginën e Preshevës sepse Serbia kontrollon këtë pjesë dhe në një masë të madhe edhe veriun e Kosovës”, thuhet në rekomandimin e raportit, transmeton Titulli.com.
Ky skenar i i shkëmbimit territorial (Veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës)vlerësohet i rrezikshëm që mundë të destabilizonte rajonin dhe do të kishte implikime negative ekonomike.
Me gjithë këto rreziqe sipas raportit të hulumtimit nëse ky skenar do të ketë mbështetje më të gjerë ndërkombëtare dhe në një farë mënyrë të kënaq të dyja palët atëherë mundë të provohej si një zgjidhje e mundshme afatgjate.
BURIMI: Titulli.com