DYLON

Krijohet Komiteti i Përbashkët Monitorues i Marrëveshjes Kosovë-Serbi

Krijohet Komiteti i Përbashkët Monitorues i Marrëveshjes Kosovë-Serbi
Avatar photo Redaksia

Ditën e sotme është krijuar Komiteti i Përbashkët Monitorues i cili do të monitorojë dhe mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes Bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e Zbatimit të saj.

Siç parashihej dhe në pikën 6 të Aneksit të Zbatimit, Komiteti do të themelohej 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë të Dialogut në Ohër, të mbajtur muajin e kaluar me datë 18 mars. Komiteti i Përbashkët i Monitorimit do të kryesohet nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Vendi ynë do të përfaqësohet nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ndërsa Serbia nga kryenegociatori Petkoviq.

EkoHigjiena

Komiteti do të mbajë takime të rregullta në Bruksel. Termat e Referencës pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet në javët në vijim, pas takimit të radhës të nivelit të lartë. Ndërkohë takimi i radhës i nivelit të lartë në procesin e dialogut është i planifikuar të mbahet në Bruksel, më datë 2 maj.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.