Policët e EULEX-it kanë frikë të merren me rastin e Enver Zymberit. As njësitet e EULEX-it nuk ndihen të sigurta që të dalin në veri të Kosovës. Kështu, një njësit i këtij misioni ka refuzuar urdhrin për bastisje në Zubin Potok, te një i dyshuar për vrasjen e policit kosovar, Enver Zymberi.
Prokuroria në Mitrovicë ka kërkuar sqarime nga drejtuesit e njësisë së EULEX-it për mos përfillje të urdhrit, por kanë marrë përgjigje të tipit: “Nuk kemi ardhur të vdesim në Kosovë”.
EULEX-i ka mohuar të ketë pranuar një kërkesë të tillë. /Tribuna/