DYLON

Begzad Sinanin tifoz i flaktë!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Sot në Kamenicë në stadiumin e qytetit ” Agush Isufi “, do të luhet ndeshja e Javës së 15-të e Ligës së dytë (B), të futbollit, në mes KF Dardana e KF Vitia, e kreu i komunës së Kamenicës Begzad Sinani duket të jetë tifoz i flaktë, pasi përveç që do të jetë edhe vet në këtë takim ka ftuar edhe tifozerinë e KF Dardana, t’i përkrahin futbollistët e kësaj skuadre.

Sinani përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarë të komunës së Kamenicës dhe sportistë që të jenë prezentë në ora:14:00 në stadiumin e qytetit ” Agush Isufi ” në Kamenicë ku do të luhet ndeshja futbollistike ndërmjet Kf.Dardana – Kf.Vitia e ku do të jetë edhe vet në mesin e simpatizantëve të këtij klubi të Kamenicës, për t’i dhënë kështu mbështetje futbollistëve për fitoren e radhës.

EkoHigjiena

“Ne si komunë do të investojmë dhe do ti mbështesim të gjitha klubet në përmirsimin e kushteve për klubet në komunën tonë,ne kemi dorzuar projektin në Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit për rregullimin e stadiumit të qytetit do të jetë një stadium që do ti plotësojë kushtet dhe nevojat për shumë sportist,ku të rinjët do të kenë mundësi të shfaqin talentin e tyre dhe të arrijnë planet dhe sukseset”, ka thënë Sinani.

Ai i ka inkurajuar futbollistët për lojën e sotme duke u uruar sukses me besimin në fitore./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.