Vedat Muriqi vazhdon ta tërheqë interesimin e top skuadrave evropiane. Ylli kosovar i futbollit do të jetë i angazhuar gjatë këtij vikendi me skuadrën e tij, në derbin më të madh në Turqi, Fenerbahce – Galatasaray.
Sipas raportimeve gjatë kësaj ndeshjeje pritet që të jenë prezentë në stadium edhe skautët e West Hamit, të cilët do të monitorojnë Vedat Muriqin.
Pas shërbimeve të Muriqit janë edhe skuadra si Manchester Unitedi e Tottenham Hotspuri, me zyrtarët e këtyre të fundit të cilët po ashtu pritet të jenë prezentë në Turqi.