DYLON

Përkrahja e madhe qytetare, është dëshmi se i kemi mbajtë premtimet

Përkrahja e madhe qytetare, është dëshmi se i kemi mbajtë premtimet
Avatar photo Redaksia

Jemi të interesuar të bëjmë fushatë sa më konkrete, jo politikë më qytetarin, jo mashtrime e premtime boshe. Ngado që shkojmë e takojmë qytetarë, flasim për veprime konkrete, punët që janë bërë për dy vite, dhe punët që do të bëhen në mandatin e ri katër vjeçarë. Kemi dëshmuar se e mbajmë fjalën, sepse premtimet që i kemi dhënë, i kemi realizuar, dhe shpesh herë e në shumë raste i kemi tejkaluar.

Sikur sonte në takim me banorët e Pogragjës, Llovcës e Bilinicës, edhe gjithandej Gjilanit, premtimet po i bëjmë në formë kontrate me të cilën do të gjykohemi. Kjo është forma më serioze e mundshme për të biseduar me njerëzit në fushatë.

E kemi parë se populli është i lodhur me politikë, me premtime që kurrë nuk i kanë parë duke u realizuar. Populli refuzon të jetë makineri votash, ai (populli) ka vendos të shfrytëzoj të drejtën e tij, me vendosë për të ardhmen e vet dhe për shtetin, ndërsa adresa e vetme që e bënë të mundur këtë, është koalicioni AAK-PSD me në krye kandidatin për Kryeministër të Republikës, Ramush Haradinaj.

EkoHigjiena

Rexha 43

e sponosrizuar

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.