(2LONLINE) – Iniciativa qytetare e zhegrës, pos angazhimit rreth themelimit të Komunës së Zhegrës me vite të tëra, ka bërë edhe kërkesa për përmirësimin e infrastrukturës sipas prioritetit (rëndësisë) së tyre që do ndikonin dukshëm në sigurinë dhe përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj ane, tani, në bashkëpunim me OJQ “Shoqata humanitare e bamirëse “ZHEGRA”, Gjenevë”, filloj edhe një aksion të ri për familjet në varfëri të skajshme.
Kjo iniciativë që filloj në fund të vitit që shkoj, e përkrahur nga shoqata e lartpërmendur, me shumë sukses po u del në ndihmë familjeve të identifikuara (4 familjeve me gjithsej 22 anëtar), me artikuj ushqimor të nevojshëm për mirëqenien e tyre sado pak më të pranueshme. Banorët e Ana-Moravës, por edhe gjithandej Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, janë shumë të ndjeshëm ndaj të varfëve e në veçanti sot ndaj skamnorëve që vetëm sa vjen dhe shtohet numri i familjeve në varfëri të skajshme. IQZH-së në konsultim dhe bashkëpunim të ngushtë me SHHB”Zhegra” nga Gjeneva, vendosën që tu vijnë në ndihmë këtyre familjeve dhe ndihmat mos të mbesin të kohë- pas- kohe, por të rregullta dhe për çdo muaj, më saktësisht, të parin e çdo muaji, do u shpërndahen mbi 20 artikuj ushqimor me një sasi të konsiderueshme për këto 4 familje me gjithsej 22 anëtar.
Duhet theksua solidaritetin që e shprehen banorët e Zhegrës me rrethinë, veçanërisht bizneset e vogla, tani edhe bashkëvendësit tan në mërgatë, për gatishmërinë e tyre për t’i ndihmua këto familje saqë, na shtynë të bëjmë një listë të ndihmëtarëve vullnetar e të rregullt (mujor), me qëllim që mos të ndërpritet ky aksion që, sot për sot, është më se i nevojshëm për këta të shkret. Fjala “të shkret” ndoshta nuk e ka vendin këtu, por po e them pasi që ne si shoqëri , ende nuk kemi arritur, pos një ndihme sociale që nuk arin ti mbuloj as shpenzimet e barnave farmaceutike, e lere më për t’u siguruar banim pak më komfor, ushqim të mjaftueshëm dhe çka është edhe më e rëndësishme një mbikëqyrje të rregullt shëndetësore, që për fat të keq në mesin e anëtarëve të këtyre familjeve kemi edhe të paralizuar, të sëmurë mental, zemra dhe të pa aftë për punë. Situatën e tyre e rëndojnë dhe e shtojnë edhe më shumë dhimbjen, kur e dimë se në mesin e 22 anëtarëve të sëmurë dhe të pa aftë për punë, janë edhe 12 fëmijë nën moshën 15 vjeçare.
Do të ishte një mungesë i këtij artikulli po që nuk e shprehim mburrjen tonë me banorët e kësaj ane, diasporën, miqtë dhe shokët tanë, që me solidaritetin e të gjithëve ia arritëm dhe do e vazhdojmë shpërndarjen e radhës më 1 mars 2014, një sasie të konsideruar me mbi 20 artikuj ushqimor./2lonline/
/IQZH, Zhegër dhe SHHB ”Zhegra”, Gjenevë/