Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, të cilën e udhëhoqi anëtari më i vjetër i Kuvendit, Ismajl Kurteshi, pas shkarkimit të kryesuesi Arianit Sadikut, ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të ri.
Fillimisht, drejtuesi i seancës, Ismajl Kurteshi tha se sipas statutit të komunës, duhet të jenë më tepër se dy propozime, për t’u proceduar çështja më tutje. Më pas ai kërkoi që nga anëtarët e Kuvendit të vijnë propozimet.
Por, kryesuesi i ri i Kuvendit nuk ka mundur të zgjidhet sot, meqë ishte vetëm një propozim, Kushtrim Kadriu (Vatra) i cili u vet-propozua.
Me që, nuk pati propozime tjera , kryesuesi Kurteshi, ndërpreu punimet e seancës për të vazhduar javën e ardhshme po me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të ri. /2LONLINE/