Shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli ka krijuar shumë pakënaqësi tek ata persona që nuk kanë arritur të sigurojnë një të tillë.
Sistemi për blerjen e biletave online për këtë ndeshje edhe ne ditën e dytë që kur është hapur vazhdon të jetë jashtë funksionit.
Tashmë, ueb-faqja e autorizuar për shitje “tiks.app” ka dalë me një njoftim. Kjo faqe shkruan se janë cak i sulmeve të personave që nuk kanë arritur të sigurojnë bileta.
Më poshtë njoftimi i “tiks.app”
“Ne si platforme kemi qene cak i disa sulmeve me ç’rast sherbimi ka qene shume limituar. Ne jemi munduar qe sherbimin te e mbajme aktiv gjate kesaj mirepo kjo gje nuk ishte e mundur. Disa prej perdorueseve kane arritur te sigurojne biletat ndersa per perdoruesit e tjere jemi duke punuar ne vazhdimesi per te riaktivizuar sherbimin.
Ndjejme keqardhje per situaten e cila eshte krijuar dhe shpresojme te kemi mirekuptimin e juaj ne kete rast.
Shpresojme qe keto akte keqdashese te ndalen sa me shpejte dhe sherbimi i shitjes se biletave te vazhdoje shume shpejte”, thuhet ne njoftim.