Stafi shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, vitin e shkuar ka ofruar mijëra shërbime mjekësore për pacientët e sëmurë, mes sfidave dhe vështirësive që solli pandemia COVID-19.
Mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të stafit përcjellës, kanë kryer 1 mijë e 253 operacione të natyrave të ndryshme gjatë vitit 2021.
Në harkun kohor prej 12 muajsh në Spitalin e Gjilanit u janë realizuar 1 mijë e 401 lindje, prej tyre 471 me operim.
Brenda periudhës janar- dhjetor janë kryer edhe 140 mijë e 261 vizita ambulantore, 47 mijë e 380 vizita diagnostike, janë trajtuar 26 mijë e 968 raste në emergjencë dhe janë bërë 25 mijë e 10 analiza laboratorike.
Sa i përket shërbimeve radiologjike, janë bërë 1 mijë e 716 CT, 1 mijë e 890 ultrazë dhe 16 mijë e 842 radiografi,bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/