Sindikata e Policisë së Kosovës në nderim të zyrtarëve të rënë në detyrë ka organizuar edicionin e VII -të të garave në futboll të vogēl në qytetin e Gjilanit.
Në hapje të kësaj ngjarje sportive të pranishëm ishin familjarë të policëve të rënë në detyrë, eprorë të lartë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, eprorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan dhe zyrtarë komunal.
Po ashtu, morën pjesë edhe mysafirë të Sindikatave Policore nga Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.
Shtatëmbëdhjet ekipe fudbolli nga të gjitha drejtoritë e Policisë së Kosovēs kanë treguar formë të mirë, përgatitje fizike dhe cilësi në futbollin e vogël.
Garat do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme.