(2L ONLINE) – Mursel Zymberi, i Sindikatës së Shërbuimit Civil të Kosovës/SSHCK ka ngushëlluar Kryetarin e Sindikatës së Puntorve të KEK-ut, Izet Mustafa, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet për puntorët të cilët humbën jetën nga shpërthimi në termocentralin Kosova A.
Familjarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për më të dashurit e tyre të cilët humbën jetën. Të lënduarve në këtë fatkeqësi, ju dëshirojm të shërohen sa më shpejtë dhe të rikthehen përsëri në vendet e tyre të punës.
SSHCK, po ndjek me shqetësim zhvillimet e sotme në KEK duke qëndruar tërësisht pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, është shumë e shqetsuar për kushtet e rënda në punë dhe mbrojten e pamjaftueshme në vendet e punës. /2lonline/