(2L ONLINE) – Kryetari I Komunës së Kamenicës Begzad Sinani bashkë me drejtuesit e drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor kanë shqyrtuar çështje me rëndësi si për emërtimin e rrugëve, planifikimin e buxhetit për 2015, planifikimi i lagjeve urbane nëpër qytet dhe fshatra, ( Hartat zonale-plane rregulluese të hollësime në qytet dhe kushtet e punës në drejtori.
Kryetari Sinani tha se këto takime do të jenë të rregullta me drejtoritë, me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë nga zyrtarët që punojnë nëpër drejtori. Organizimi dhe koordinimi i punëve në mes drejtorit, përgjegjsit me zyrën e kryetarit dhe të njihem me kushtet e punës. Si hap i parë është rregullimi I hapësirave të drejtorisë dhe të inventarit që drejtoria posedon.
Ilir Kastrati drejtor i urbanizmit dhe planifikimit hapësinor e falënderoi kryetarin për bashkëpunimin e tij, po ashtu ai e njoftoi për raportin gjashtëmujor, ku kemi pasur 83 kërkesa prej tyre 53 kërkesa kanë qenë pozitive, 9 kërkesa negative dhe 21 kërkesa në shqyrtim e sipër.
Sistemi i adresave është përfundua nga komisioni i formuar nga ku kemi pas disa vërejtje, por këto kanë të bëjnë me kryetarët e Këshillave Lokale pasi që ata i kanë bërë propozimet e emërtimeve nëpër lokalitete, dhe kemi një kërkesë për një veturë zyrtare pasi që puna e kësaj drejtorie është në terren dhe zyrtarët tanë duhet të udhëtojnë me vetura private. /2L ONLINE/