Ka përfunduar projekti i trajtimit të ujërave të zeza në lagjen “Malësia” në qytet i financuar nga Komuna e Kamenicës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ka vizituar përmbylljen e këtij projekti për të parë nga afër investimet e bëra
“Përfundimi i këtij projekti ka qenë premtim dhe objektiv i yni pasiqë kësaj lagjeje çdo ditë po i shtohen ndërtimi i shtëpive dhe po urbanizohet. Ne po e përmbyllim rregullimin e trajtimit të ujërave të zeza në këtë lagje të qytetit për të vazhduar edhe me asfaltime të rrugëve të kësaj lagje”, tha kryetari i komunës, Begzad Sinani.
Kadri Berisha banorë i kësaj lagjeje, ka falenderuar kryetarin Begzad Sinani për përfundimin e këtij projekti në këtë lagje.
“Kemi pas mungesë të rrjetit të kanalizimit dhe ka qenë e pamundur që të hapim dritaret ose të qëndrojmë jashtë shtëpive tona, sidomos, gjatë stinëve të nxehta të verës, e që tash, nuk do t;a kemi këtë problem”, tha ky banor i lagjes.
Ky projekt është financuar nga Komuna e Kamenicës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ka filluar nga “Imeri Petrol” deri në fshatin Grizime, në dy drejtime të lagjes, që përfshinë gjithë këtë lagje të re të qytetit të Kamenicës.