Të flasësh për zhvillimin ekonomik të Kosovës është të provosh të gjesh zgjidhjen aq shumë të kërkuar e të nevojshmë për realizimin e kërkesës më prioritare të qytetarëve tanë, e cila është papunësia. Papunësia në Kosovë është jashtëzakonisht e madhe. Kjo ndërlidhet edhe me pamundësinë e shumë bizneseve të vogla e të mesme që të legalizojnë edhe ata pak punëtorë që realisht i punësojnë.
Nuk zgjidhet problemi i papunësisë përmes rritjes enorme të punësimeve të përkohëshme të ndërlidhura me grante qeveritare për projekte (shpeshëherë fantome), apo përmes investimeve publike në infrastrukturë që gjenerojnë vecse vende punë sezonale. Fatkeqesisht, ikjet kogja masive të të rinjëve nga Kosova, në aspektin statistikor e zvogëlojnë artificialisht numrin e të papunësuarëve në vend, por kjo është vecse një mashtrim optik për publikun. Realisht, kjo është tragjedi kombëtare.
Andaj, e vetmja zgjidhje e sigurtë dhe afatgjate për cështjen e papunësisë në vend është zhvillimi I mirëfilltë ekonomik. Një vend mund të zhvillohet ekonomikisht dhe t’i ikë asaj që në disciplinën e zhvillimit ekonomik njihet si “poverty trap” apo “kurth i varfërisë” vetëm përmes rritjes endogjene të bruto produktit vendor. Kjo rritje do të nënkuptonte edhe zvogëlimin e deficitit të madh tregtar, duke sjellë vendin në një stad të qëndrueshmërisë buxhetore.
Zhvillimi ekonomik i Kosovës është i realizueshëm. Por, kjo kërkon përkushtim dhe disiplinë të përpiktë fiskale dhe buxhetore nga qeveria e re e vendit, investime kapitale në sektorin e prodhimit përmes partneriteteve publiko-private, marrëdhënje të qëndrueshme me Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe përmes krijimit të një Fondit të Posacëm Investiv për Diasporën.
Fondi i Posacëm Investiv për Diasporën është mekanizëm që do t’i ofronte mërgatës sonë mundësi investimesh në Kosovë përmes garancive bankare e shtetërore. Ky Fond do t’i siguronte afaristët nga mërgata jonë që idetë e tyre ndërmarrësore t’i realizonin në Kosovë, që kursimet e tyre t’i sjellnin në Kosove (duke iu ofruar atyre një rate interesi më të mire se në vendet ku ata jetojnë).
Unë besoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe e shoh Fondin e Posacëm Investiv të Diasporës si mekanizëm të favorshëm në këtë kuadër. Vetëm kështu zhvillohet Kosova!
Natyrisht zhvillimit te pergjitheshem ekonomik te Kosoves duhet ti paraprije nje system juridik I bazuar ne sundim te plote te ligjit. Siguria juridike eshte [parakusht per te siguruar investimet e mergimtareve dhe çdo aspekt tjeter te zhvillimit ekonomik.
Shteti. Shtet.
#LDK132 #FatonBislimi43 #Lojalitet #Durim #Kurajo
/e sponosrizuar/