/Letër e hapur për të parin e qytetit/
Zoti Kryetar,
Jam magjistër i dizajnit grafik me katërmbëdhjetë vite përvojë në fushën e artit aplikativ.
Po ju drejtohem me një letër publike.
Zoti Kryetar, sa ka vlerë arti për ty si kryetar i qendrës së Anamoravës?
Zoti Kryetar, a nuk ndjehesh në borxh ndaj nëntëmbëdhjetë mijë e më tepër votuesish, në mesin e tyre edhe artistë?
Zoti Kryetar, pse krijove ‘task forcën’ e cila solli dështimin në funksionimin e kulturës gjilanase?
Zoti Kryetar, pse teatri i qytetit ende nuk ka drejtor?
Zoti Kryetar, pse nuk ndërtuat objektin e galerisë që premtuat?
Zoti Kryetar, pse nuk kemi kinema? Dikur premtoje ta realizoje!
Zoti, Kryetar, pse Gjilani nuk ka sallë të veçantë për mbajtje koncertesh, duke iu referuar shkollës së muzikës, nxënësve dhe profesorëve të saj?…
Këto janë vetëm disa nga shumë pyetjet që artistët kanë nevojë për përgjigje.
Zoti Kryetar, a kaq shumë u deshtë të degradohej arti, artistët e artëdashësit e qyteti?
Kjo letër mirëpret përgjigje po ashtu publike.
P.S, Çka ndodhi me Flakën e Janarit? Pse, ngadalë po shuhet rëndësia e shkëlqimit të Flakës…, që dikur na bënte krenarë?!
Me respekt,
Florent Buca