DYLON

Hyseni: Teatri i Gjilanit po vazhdon të shkëlqejë

Hyseni: Teatri i Gjilanit po vazhdon të shkëlqejë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës, Alban Hyseni, tha se Teatri i Gjilanit, pas shumë sukseseve brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të shkëlqejë.

Hyseni, tregon se shfaqja “Tartufi” e teatrit tonë u shpërblye me 5 çmime në Festivalin e Teatrove në Ferizaj.

EkoHigjiena

Nga Festivali i Teatrove në Ferizaj, ku u paraqiten me shfaqjen “Tartufi”, Teatri i Gjilanit ka fituar pesë çmime: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktorja më e mirë në rol dytësor, aktori më i mirë në rol episodik dhe kostumet më të mira.

Këto janë çmimet: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë – Qendrim Rijani, aktorja më e mirë në rol dytësor – Aurita Agushi, aktori më i mirë në rol episodik – Alban Shahiqi dhe kostumet më të mira – Yllka Brada.

“Falënderime dhe mirënjohje për Teatrin e Qytetit tonë, Bordin Drejtues, drejtorin, trupën artistike dhe gjithë stafin”, tha kryetari Hyseni.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.