Të dielën me 14 mars u mbajt kuvendi i LDK-së, rezultati tani më është i ditur botërisht, po cilët ishin shkaktarët e vërtetë të këtij rezultati, mbetet t’i analizojmë!
Shkruan: Fitim GUDA
Puna dy dekadash e opozitës si duket dha rezultatet e veta, LDK-ja u godit ne tri drejtime:
1. Gabimi i parë që bëri LDK-ja ishte hyrja në koalicion me PDK- në, të cilën gjatë gjithë kohës e akuzoi për keqpërdorime dhe kapje te shtetit, ku edhe kauza e zgjedhjeve ishte anti PDK-izëm, gabim që votuesi i LDK-se nuk e fali, dhe rast të cilën Vetëvendosje nuk e la pa e shfrytëzuar, pasi nga ky gabim krijoj kauze politike.
Duke e shfrytëzuar brishtësinë e këtij shteti dhe injorancën e masave, krijoi kauzën se në Kosovë gjithçka e keqe vinte nga këto dy parti, e u vunë në pah të gjitha dështimet dhe anomalit që kishin qeveritë e kaluara, u krijua perceptimi se këto dy parti ishin shkaktare për ngecjen e këtij shteti, se përndryshe Kosova do te behet Zvicër e Ballkanit!
Nuk u përmendën kurrë të arriturat dhe zhvillimet pozitive të cilat ishin shumë më të mëdha se shumica e vendeve të konsoliduar të Ballkanit!
2.Duke e pare gjendjen e renduar brenda LDK-së si dhe inercionin e masave, Vjosa Osmani e pa rastin e saj historik për të pretenduar fronin e partisë.
Edhe ajo ndërtoi tregimin e saj i cili ishte pothuajse identik me të opozitës, tregim i cili u shit mjaftë mirë, erdhi në shprehje thenia filozofike: “Se pas çdo kauze të madhe të rrejshme, qëndron një e vërtetë e vogël absolute” (sepse me të vërtetë pati keqpërdorime në të kaluarën).
3. Për të qenë goditja edhe më e rëndë, opozita dhe disa oponentë brenda LDK-së, filluan të krijojnë narrativin e tyre, se klasa e vjetër e LDK- së duhet të shkoj, se duhet të zëvendësohet me disa të rinj, të cilët nuk kishin hipotekë nga e kaluara.
Edhe këtu kishte djallëzi në vete, pretendohej të eliminohej pjesa me ndikimin më të madh brenda LDK-së, mendohej të ndodhte shizma brenda partisë, e rrjedhimisht dobësimi i saj!
Pas këtyre makinacioneve të krijohej përshtypja se ne, si Kosovë po krijojmë paradigmë të re në mënyrën e qeverisjes në gjithë rajonin, ne, të parët po vendosim kufirin në mes gjeneratave, po vendosim kriterin se të kesh përvojë politike është hendikep e jo benifit!
Pas gjithë këtyre ngjarjeve, nuk mundej të pritej tjetër rezultat në kuvendin e 14 marsit, tanimë ishte ndërtuar stereotipi i të mirit dhe të keqit, gjithçka ishte parapërcaktuar, epilogu veç se dihej! /2LONLINE.com/
/autori është delegat i Kuvendit/