“Kemi kënaqësinë që, në kuadër të bashkëpunimeve tona të ndryshme me organizata dhe institucione Kulturore, t’ju informojmë se sot kemi filluar bashkëpunimin me Teatrin e Qytetit të Gjilanit, ku për herë të parë do të realizojmë shfaqje teatrale në ambientet tona” thuhet në një njofitm të Tabu Lounge.
Më tej thuhet:
Sigurisht që kjo ka qenë kërkesë e jona që përvec performancave muzikore të kemi dicka më ndryshe nga ajo se cfarë ofrohet në lokalet të shërbimit gastronomik, dhe patjetër që jemi shumë të lumtur që Teatri I Qytetit të Gjilanit, menaxhmenti dhe trupa artistike janë bashkëpunues të nivelit të tillë, duke bërë që jeta kulturore të mos mbetet vetëm në ambientet e dedikuara për to, por të shpërfaqet edhe në lokalet e gastronomisë, duke bërë Gjilanin ndryshe nga qytetet tjera.
Kjo marrëveshje ka për qëllim të krijojë një bashkëpunim të ri dhe inovativ në qytetin e Gjilanit, duke sjellë për herë të parë shfaqje teatrore dhe artistike në ambientet e Tabu Lounge Bar. Bashkëpunimi do të fokusohet në organizimin e shfaqjeve të ndryshme teatrale, përfshirë stand-up komedi dhe ngjarje të tjera kulturore në këtë ambient unik të cilat do të shfaqen gjate gjithë vitit.
Kjo dorë bashkëpunimi e ofruar nga Teatri i Qytetit në Gjilan është lehtësim i madh jo vetëm për Tabu Lounge Bar, por besojmë dhe shpresojmë që aktivitete të tilla të shtrihen edhe tek të tjerët.
Faleminderojmë Teatrin e Qytetit të Gjilanit, drejtorin z. Erson Zymberi dhe gjithë trupen e teatrit dhe bashkëpunetorët e saj.
Shihemi shpejt me shfaqjen e parë!