Mbrëmë në Kumanovë të Maqedonisë u mbajt edicioni i dhjetë jubilar i Festivalit Mbarëkombëtar ” Fluturat”, ku morën pjesë shumë përfaqësues nga vendet e ndryshme.
Përfaqësuesit nga vendi ynë arritën të rrëmbejnë çmimet e para, ka bërë të ditur profesoresha Arta Haziri – Nuhiu.
Kështu, çmimin e parë e fitoi Edisa Ahmeti me këngën “My life”- Teksti/ Muzika: Arta Haziri- Nuhiu Orkestrimi: Agon Neziri .
Çmimin e dytë e fitoi Ilda Nuhiu me këngën “Reklama” Teksti/ Muzika: Arta Haziri- Nuhiu Orkestrimi: Agon Neziri.
Çmimin e tretë e fitoi Diellza Nuhiu me këngën “Lazdrajka” Tekst/ Muz./ Ork.: Dëfrim Behluli
Çmimin për Kompozimin më të mirë/ Çmimin “Zjadin Ismaili” e fitoi Drion & Etika Shaqiri Teksti: Mirvete Bucaliu Muzika: Arta Haziri- Nuhiu, Orkestrimi: Qazim Kryeziu;
Çmimin për Vokalin më të mirë e fitoi Verda Jashari me këngën “1 qershori”Tekst/ Muzika: Hekuran Bllaca;Orkestrimi: Xhevat Rushiti.
Çmimin për debutanten më të mirë e fitoi Elza Hajdini me këngën “Shumë urime” Teksti/ Muzika: Arta Haziri- Nuhiu; Orkestrimi: Agon Neziri.
“Një falënderim të madh për Drejtorin e Festivalit z. Ilir Latifi i cili ruan traditën, zhvillon muzikën dhe punën e tij shumë profesionale që bën.Falënderim i madh edhe për televizionin e Maqedonisë si dhe dy moderatorët e shkëlqyer që udhëhoqën Festivalin Ardi & Rina”, ka thënë Arta Haziri – Nuhiu.