DYLON

Thaçi: Shkenca duhet të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror

Thaçi: Shkenca duhet të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Javës së Shkencës, ka shkruar në profilin e tij se shkenca duhet të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror…

Ja postimi i tij:

Shkenca duhet të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Potenciali ynë njerëzor, shkencor dhe kulturor është gjithmonë mbështetje e fuqishme në proceset që kalon vendi ynë. Kosova dhe asnjë vend nuk mund të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, pa investuar në mënyrë serioze në kapitalin njerëzor. Në hapjen e Javës së Shkencës, prej njerëzve të shkencës kërkova të përqendrohen më shumë në energji të reja shkencore, që premtojnë reforma në qasjet e dijës dhe shkencës, për të përmbushur më mirë kërkesat e tregut të punës dhe të realitetit të ri evropian. HTH

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.