“Sot përmbylla misionin tim në Cyrih si diplomate pranë Konsullatës së Republikës së Kosovës në mënyrën më të bukur!”, ka shkruar në profilin e saj, Shukrije Ramadani bashkëshortja e heroit Agim Ramadani
Ja postimi i saj i plotë:
Sot përmbylla misionin tim në Cyrih si diplomate pranë Konsullatës së RKS-në mënyrën më të bukur!
Me ekspozitën ndërkombëtare te organizuar me Qendrën Kulturore Italiane e cila operon në kuadër të Konsullatës Italiane në Cyrih!
Fotografitë impresionuese të fotografes Franceska Bocabella nga Italia dhe përshtypjet e shprehura plotë emocion të shkrimtares Franceska Brufani përmbushën këtë mbrëmje të veçantë.
Bashkë me kolegët z. Sami Kastrati udhëheqës Konsullate në Cyrih dhe znj Bahrije Sylejmani diplomate dhe z. Betim Qorraj zyrtar i lartë vendorë si dhe Drejtori i Qendrës Italiane z.Francesco Ziosi i cili përmes pyetjeve të ndryshme i dha shpjegim fotove të shumta krahasimore Kosova dje dhe sot pas 20 vitesh. Vet titulli i ekspozitës dhe “Para ditës së katërt ” e cila u shpjegua me vargjet e poetit Selmani ishte impresionues.
Ditën e parë gjaku, të dytën vdekja, të tretën dashuria e katërta-jeta , shpresa, vazhdimi…
Sa lehtë ndërtohen urat mes popujve kur kërkohet njerëzorja, përmes artit, kulturës dhe muzikës na bindi edhe sonte arti pamorë, të pranishmit e shumtë nga komuniteti italian, miqtë tanë shqiptarë dhe muzika e mrekullueshme e Eliza Pintollit në violinë.
Jeta ka bukuri, vetëm duhet kërkuar!