Ka përfunduar mbledhja e mbajtur nga komisioni disiplinor për rastin e ndeshjes se anuluar të klubit FC Drita me ekipin e Linfild FC.
Faqja zyrtare e Klubit bardh e kaltër ka bërë me dije se Komisioni i disiplinës në bazë të argumenteve dhe rrethanave të krijuara për këtë takim, nuk ka mundur të vendos dhe këtë çështje e ka drejtuar në instancën e Apelit të UEFA-së.
Ne vendim thuhet:
“Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t’ju informoj se unë kam vendosur që këtë çështje t’i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim”.
Data e vendimit nga organet e Apelit të UEFA-së nuk eshët bërë e ditur! /2LONLINE.com/